Klubi merr vendimin e papritur

Futboll

Klubi merr vendimin e papritur

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:21
Klubi merr vendimin e papritur

Gazeta spanjolle Marca shkruan se klubi katalanas i Barcelonës ka censuruar festën e një prej të rinjve pasi ai ka imituar Cristiano Ronaldo-n pas shënimit të një goli.

Fermín López shënoi një gol të bukur në ndeshjen e fituar nga skuadra e të rinjve të Barcelonës kundër Cornellàs dhe festoi fiks siç bën CR7.

I gëzohet një finalizimi fantastik, duke bërë kërcimin klasik në gjysmëkthesë dhe klithmën e Cristianos.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë në Barça TV u pa qartë festa e lojtarit të ri, por kur klubi “blaugrana” i hoqi pjesën e festës ku imiton Ronaldon, ish-lojtarin të Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat