Çfarë roli do i japin arabët sulmuesit?

Futboll

Çfarë roli do i japin arabët sulmuesit?

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:08
Çfarë roli do i japin arabët sulmuesit?

Në fund të këtij sezoni, Zlatan Ibrahimovic dhe drejtuesit e Milanit do të ulen për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit, kontrata e të cilit me “Djallin” skadon më 30 qershor.

Duke e ditur se suedezi është futbollisti më i famshëm te Milan, Investcorp, fondi arab që synon të bëhet pronari i ri i klubit “kuqezi” të Italisë, mund të japë dritën jeshile për rinovimin e sulmuesit për rreth 2 milionë euro në vit, plus bonuset.

Kështu, Ibra mund ta mbyllë karrierën e tij pas një viti si lojtar, që më shumë do të qëndrojë në rolin e “dëshmitarit” në ndeshje, sesa si vendimtar në rezultatet e takimeve.

Kontrata e 40-vjeçarit me Milan përfundon së shpejti, por vazhdimësia do të shihet pas shitjes së klubit, pasi nëse ajo do të bazohej te rezultatet apo forma, në sezonin që është drejt fundit, Ibra më shumë ka qëndruar jashtë fushës së blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat