Liverpooli me kujdes të veçantë ndaj Villarealit

Futboll

Liverpooli me kujdes të veçantë ndaj Villarealit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:00
Liverpooli me kujdes të veçantë ndaj Villarealit

Pas spektaklit të mbrëmshëm në stadiumin “Itihad” në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, sonte në orën 21:00, do të zhvillohet sfida e parë e gjysmëfinales së dytë.

Skuadra e Liverpoolit përballet me Villarealin në stadiumin “Anfield roud”, në sfidën tjetër në mes skuadrave nga Anglia dhe Spanja.

“Sigurisht që e kemi analizuar shumë mirë Viljarealin. Kam pasur shumë respekt për Unai Emery, ndërsa pas këtij sezoni, jam edhe më i kënaqur me punën e tij. Ajo që ai bën është mbresëlënëse.

Ai është një trajner i klasit botëror, që gjithmonë i kushton vëmendje detajeve më të vogla. Kjo do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për të dy skuadrat. Rrallëherë ka një shans për të luajtur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kështu që lojtarët duhet të shijojnë çdo moment”, tha Klopp.

Trajneri gjerman në pankinën e skuadrës angleze nuk ka probleme më ekipin dhe vetëm Firminjo është në dyshim, ndërsa trajneri spanjoll, Unai Emeri, do të jetë pa Alberto Morenon dhe Pinjon, për shkak të lëndimit, ndërsa deri në momentin e fundit do të monitorohet situata me Zherard Morenon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat