Dëmtimi i lojtarit - dhimbje koke edhe për selektorin e Shqipërisë

Futboll

Dëmtimi i lojtarit - dhimbje koke edhe për selektorin e Shqipërisë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:58
Dëmtimi i lojtarit - dhimbje koke edhe për selektorin e Shqipërisë

Lajme aspak pozitive nga Spanja për mesfushorin e kombëtares, Keidi Bare. Futbollisti fierak ka mbyllur sezonin me Espanyol si pasojë e një dëmtimi në gju që e ka shoqëruar prej kohësh.

Mbingarkesa në ndeshjet e fundit ka rezultuar fatale me problemin që ka prekur ligamentet dhe tashmë mesfushori duhet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme duke u detyruar ta ndjekë nga shtëpia pjesën e mbetur të sezonit.

Dëmtimi i Bares është një “dhimbje koke” edhe për trajnerin e kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja. Kuqezinjtë nisin në muajin qershor ndeshjet e Nations League ku synojnë vendin e parë në grup, teksa dy përballjet e para janë programuar të luhen në datat 6 dhe 10 qershor respektivisht ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi.

Në këtë sezon, 24-vjeçari është aktivizuar në 25 ndeshje me fanellën e Espanyol në elitën e futbollit spanjoll ndërsa në 18 prej tyre është preferuar nga minuta e parë duke rezultuar një element i rëndësishëm për katalanasit që e kanë konfirmuar Baren pjesë të tyre edhe për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat