Liverpooli tregon fuqinë, bën hapin e parë drejt finales! 

Futboll

Liverpooli tregon fuqinë, bën hapin e parë drejt finales! 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2022 Në ora: 21:29 Përditësuar në ora: 23:21 më 27.04.2022
Liveropooli feston, foto Tom Jenkins/The Guardian

UEFA e zgjedh lojtarin e ndeshjes

Liverpooli shënoi fitore 2:0 kundër Villarrealit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League.

Pavarësisht se nuk shënoi dhe nuk asistoi, Thiago Alcantara zhvilloi një paraqitje fantastike sonte.

Mesfushori spanjoll është zgjedhur edhe nga UEFA si lojtari i ndeshjes.

31-vjeçari luajti për 90 minuta sonte, teksa iu afrua golit në minutën e 42-të, por goditja e fuqishme e tij nga distanca u ndal nga shtylla.

Paneli i Vëzhguesve Teknik të UEFA-s për paraqitjen e tij tha: “Ai tregoi vizion dhe saktësi me pasimet e tij. Me top, ai ishte në gjendje të largohej nga kundërshtarët e tij dhe bëri sfida vendimtare kur kërkohej. Për 90 minuta, fusha ishte si sheshi i tij i lojërave”.

Liverpool - Villareal, ky është lojtar i ndeshjes 

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Villaeralit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.

As Mane as Salah nuk janë lojtarë të ndeshjes por dikush tjetër.

Futbollist i ndeshjes është Alexander-Arnold. Ai u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Pas tij janë Thiago Alcantara, Jordan Henderson e Mohamed Salah, me 7.6.

Futbollisti Pervis Estupinan i Villarealit, që shënoi autogol, mori notën me të dobët, 5.8.

Liverpooli tregon forcën

(E plotësuar) - Liverpooli tregon fuqinë e tij, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Villarealin, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champion League. 

Futbollistët e “nëndetëses së verdhë” rezistuan në 45 minutat e parë por jo edhe në të dytën në stadiumin “Anfield”.

Skuadra angleze bëri lojë shumë më të mirë, në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë shumë më bindëse. 

Image
Në minutën e 42-të, fat për Villarealin. Futbollisti Thiago Altancara gjuan nga distanca rreth 25 metra por topi përplaset në shtyllën e të djathtë të portierit Rulli e pastaj përfundon jashtë.

Në pjesën e dytë, tjetër këngë, vendasit treguan lojë shumë të mirë. 

Në minutën e 53-të, Estupinan devijon topin dhe shënon autogol në këndin e djathtë, 1:0. 

Image

Pas dy minutave (55’), Robertson - Salah, ky i fundit asiston deri të Sadio Mane i vetmuar, i cili pa vështirësi shënon nga afërsia për 2:0.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, me qetësi pret takimin e kthimit në konak të Villarealit. 

Megjithatë Liverpooli bën hapin e parë drejt finales ndonëse ka ende punë ndaj skuadrës trajnerit Emery. 

Gjithçka është e hapur ani se Liverpooli ka epërsi të mirë.
   
Liverpooli - Villareali 2:0

Shënues: Estupinan (53’-autogol), Mane (55’).
Kartona të verdhë: Van Dijk – Estupinan, Lo Celso, Pedraza.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold (Gomez 81’), Konaté, Van Dijk, Robertson; Henderson (Keita 72’), Fabinho, Thiago; Salah, Luis Díaz Origi 81’), Sadio Mane (Diogo Jota 72’).
Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinan (Trigueros 72’); Parejo (Aurier 72’), Capoue, Coquelin (Pedraza 57’); Lo Celso, Danjuman (Alcacer 86’), Chukwueze (Dia 72’).

88' Ndeshja po shkon drejt fundit.

84' LIverpooli kërkon edhe golin e tretë e të qetësisë për takimin e kthimit.

81' Villareali po lufton që mos të pësojë edhe ndonjë gol.

75’ Liverpooli ka ende shpresë për të bërë më shumë.

Liverpooli - Villareali 2:0

Shënues: Estupinan (53’-autogol), Mane (55’).
Kartona të verdhë: Van Dijk – Estupinan, Lo Celso, Pedraza.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Henderson (Keita 72’), Fabinho, Thiago; Salah, Luis Díaz, Sadio Mane (Diogo Jota 72’).
Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinan (Trigueros 72’); Parejo (Aurier 72’), Capoue, Coquelin (Pedraza 57’); Lo Celso, Danjuma, Chukwueze (Dia 72’).

73' Villareali po ka vështirësi shumë.

69’ Liverpooli nuk e ndal presionin. 

Liverpooli - Villareali 2:0
Shënues: Estupinan (53’-autogol), Mane (55’).
Kartona të verdhë: Van Dijk.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Luis Díaz, Sadio Mané.
Villarreal:Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Parejo, Capoue, Coquelin; Lo Celso, Danjuma, Chukwueze.

67' Villareali nuk po i reziston skuadrës angeleze.

61' Liverpooli luan me qetësi.

55' Salah asiston dhe Mane shënoin për 2:0.

53' Estupinan shënon autogol  e sjell gëzim në tribuna të vendasit, 1:0 ndaj Villarealit.

47' Nuk ka gola.

Përfundon pjesa e parë.

45' Nuk ka gola në 45 minutat e para.

42’ Fat për Villarealin. Futbollisti Thiago Altancara gjuan nga distanca rreth 25 metra dhe topi përplaset në shtyllën në të djathtë të Rulli e pastaj përfundon jashtë.

Liverpooli - Villareali 0:0

Kartona të verdhë: Van Dijk.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Luis Díaz, Sadio Mané.
Villarreal:Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Parejo, Capoue, Coquelin; Lo Celso, Danjuma, Chukwueze.

42' Liverpooli ende nuk po shënon.

39' Liverpooli ka posedimin e topit, 62 për qind me 38 për qind ndaj Villarealit.

37' Villareali po tregon një angazhim maksimal në mbrojtje.

34' Mane i Liverpooli godet bukur pro goditja e tij devijohet në korrne. Shtatë korne prë Liverpoolin.

Liverpooli - Villareali 0:0

Kartona të verdhë: Van Dijk.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Luis Díaz, Sadio Mané.
Villarreal:Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Parejo, Capoue, Coquelin; Lo Celso, Danjuma, Chukwueze.

32' Diaz godet por bllokohet nga mbrojtja e Villarealit, rezultati 0:0.

29' Liverpooli ka shtuar presionin ndaj spanjollëve.

26' Salah i Liverpooli gjuan mbi portë.

23' Villareali po mbrohet me sukses.

19' Lojë e mirë, dominim nga ana e Liverpoolit.

15' Lojë e fortë, Liverpooli ka iniciativën. 

13' Mane pati një mundësi të mirë por po sukses.

10' Villareali është befasia më e këndshme.

8' LIverpooli në rast të mirë, mysafirët me fat.

7' Villareali është në presion të madh nga vendasit.

4' Lojë e mirë nga të dyja ekipet.

1' Fillon ndeshja.

Livrepooli pret Villarrealin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në ‘Anfield’.

Liverpooli - Villareali 0:0

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Luis Díaz, Sadio Mané.

Villarreal:Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Parejo, Capoue, Coquelin; Lo Celso, Danjuma, Chukwueze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat