Nuk ka paqe në Afrikë pas play-off-it

Futboll

Nuk ka paqe në Afrikë pas play-off-it

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:18
Nuk ka paqe në Afrikë pas play-off-it

Nuk ka paqe në Afrikë pas Play-off-it kualifikues të Katarit 2022.

Pas polemikës mes Algjerisë dhe Kamerunit në të cilën ishte përfshirë edhe Federata e Futbollit të Gambisë, tani është radha e Egjiptit të kontestojë ndeshjen e luajtur dhe të humbur ndaj Senegalit. Presidenti i federatë egjiptiane të futbollit, Gamal Allam, shpjegoi për “Kingfut” pas ngjarjeve në Dakar, ku Salah dhe shokët e tij u sulmuan vazhdimisht nga lazerat në tribuna.

“Ne nuk kërkuam të riluajmë ndeshjen me Senegalin. Ne kërkuam kualifikimin tonë të drejpërdrejtë në Botëror për shkak të atmosferës armiqësore në të cilën u lauj ndeshja.”

Ndeshja e luajtur më 29 mars u fitua me penallti nga “luanët” e Senegal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat