Rrëfimi i Agnellit

Futboll

Rrëfimi i Agnellit

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:49
Rrëfimi i Agnellit

Andrea Agnelli ka qenë në qendër të vëmendjes në kohët e fundit teksa është përfolur se mund të largohej nga drejtimi i Juventusit për t’i lënë hapësirë legjendës së klubit bardhezi, Alessandro Del Piero. Megjithatë, një skenar të tillë, Agnelli as nuk e çon nëpër mend ndërsa në një rrëfim 360 gradë thekson se po vazhdon para me projektet ndërsa foli edhe për mosrinovimin me Paulo Dybala e marrëdhënien me Massimiliano Allegri.

“Ato që shkruhen për të ardhmen time te Juventus? Unë nuk merrem me thashetheme, jam i qetë dhe po argëtohem e cila është gjëja më e rëndësishme.

Me Allegrin kemi një projekt afatgjatë, e dinim se do të ishte një vit i vështirë dhe kur nuk fiton ka gjithnjë keqardhje.

Objektivi tashmë është të mbërrijmë në vendin e tretë, por më parë është finalja e Kupës së Italisë. Çdo trofe vlen, por sigurisht më i fortë është kampionati sepse jep një fotografi më të qartë se cili është më i forti. Pastaj, dihet Champions League është trofeu më tërheqës.

Dybala? Paulo është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë duhen marrë vendime të vështira dhe situatat ndryshojnë. Nëse në dhjetor do të më pyesnin për Vlahovic do të thoja se do të ishte e pamundur ta transferojmë, por tashmë ai është pjesë e jona. Kështu, edhe me Dybalën, ai zgjodhi një rrugë tjetër dhe ne nuk mund t’i ofronim një kontratë më të ulët se ajo aktualja pasi do ta ofendonim. Burimet financiare janë të kufizuara dhe ne kemi zgjedhur të investojmë për Vlahovic, De Ligt, Locatelli e Chiesa. Dybala është në moshën 29-30 vjeçare dhe i duhet të bëjë një hap tjetër, por e përmenda, nuk mund t’i bënim një ofertë të ulët pasi do ta ofendonim.

Del Piero? Ai është gjithnjë i mirëseardhur te Juventus, por besoj se e ka ndërtuar jetën e tij diku tjetër. Të futet në klub do të thotë të ndryshojë stilin e jetesës dhe në këtë moment Alex më duket shumë i lumtur me atë që po bën. Marrota? Është një nga ata persona që më mungon shumë sepse e dua shumë. Është një drejtues i shkëlqyer dhe këtë po e tregon edhe me Interin. Superliga? Me qetësi do të presim vendimin e Gjykatës, por nuk kam asgjë personale me Ceferin.

Kush mund ta fitojë kampionatin? Nuk e di, me dy pikë në katër ndeshje për ekipet e vendeve të para dhe me Juventusin që i fiton të katërta ndeshjet, atëherë Serinë A mund ta fitojmë edhe ne. Shpresoj në një çmenduri kolektive”, u shpreh Agnelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat