Nuhiu: Dua ta uroj Ballkanin për titullin

Futboll

Nuhiu: Dua ta uroj Ballkanin për titullin

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:09
Nuhiu: Dua ta uroj Ballkanin për titullin

Ballkani ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit kanë mposhtur Dritën në shtëpi me rezultat 3-2, duke u afruar kështu edhe më shumë drejt titullit kampion, shkruan Gazeta Olle.

Edhe kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka komplimentuar skuadrën e Ballkanit, madje edhe i ka uruar titullin, ndonëse ka pranuar se i duhet edhe pak për t’u konfirmuar kampion i këtij sezoni.

“U munduam të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani që ka bërë ndeshja shumë të mirë kundër gjitha skuadrave dhe është me meritë në pozitën e parë”, u shpreh Nuhiu.

“Dua ta uroj për titullin edhe pse i duhet edhe pak për ta fituar. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë, por mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur me shumë gola dhe shpresoj që tifozët të jenë kënaqur”, tha Nuhiu pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat