Thiago shpallet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Futboll

Thiago shpallet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:12
Thiago

Liga e Kampionëve u rikthye këtë javë me dy takime tejet interesante në kuadër të gjysmëfinales, ku skuadrat angleze Manchester City dhe Liverpool shënuan fitore përballë Real Madridit e Villarrealit.

Fillimisht, Manchester City dhe Real Madridi e hapën fazën e gjysmëfinales së kësaj gare, ku të dy skuadrat dhuruan njërën nga paraqitjet më të bukura ndër vite, ndërsa kampioni anglez shënoi fitore me rezultat 4:3, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, mbrëmë Liverpooli vazhdoi formën dominuese ku e mposhti me rezultat 2:0 Villarrealin, ndeshje kjo në të cilën shkëlqeu mesfushori spanjoll Thiago Alcantara.

Pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve, tani është bërë publike edhe lojtari i javës, ku këtë çmim e ka fituar mesfushori i Liverpoolit, Thiago.

Thiago shpallet lojtari i javës pas paraqitjen së tij mbresëlënëse kundër Villarrealit mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat