Lajmi i vdekjes së tij bëri xhiron, Ibra shkon personalisht të takojë

Futboll

Lajmi i vdekjes së tij bëri xhiron, Ibra shkon personalisht të takojë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:31
Lajmi i vdekjes së tij bëri xhiron, Ibra shkon personalisht të takojë

Lajmi për vdekjen e Mino Raiolës pushtojë rrjetet sociale, me vërtetësinë e tij që u përgënjeshtrua më vonë edhe nga vetë agjenti italian i cili tregoi me anë të një postimi në “Tweeter” se është gjallë.

Gjendja e Raiolës sidoqoftë nuk është e mirë dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të afërt me të të shqetësohen për shëndetin e 54-vjeçarit, siç është dhe rasti i Zlatan Ibrahimoviç.

Sipas “SportMediaset”, “gjiganti” suedez ka shkuar personalisht ne spitalin “San Raffaele” ku ndodhet Raiola për ti qëndruar pranë në këto momente të vështira për të.

Raiola dhe Ibrahimoviç kanë qenë protagonist në të shkuarën në shumë transferime të bujshme të sulmuesit përreth europës.

Për vdekjen e agjentit të famshëm raportuan mediumet më të mëdha italiane, por edhe ato ndërkombëtare, përfshirë Eurosport, AS, BBC, Marca e shumë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat