Krasniqi më i miri i xhiros së 31-të në BKT Superligë

Futboll

Krasniqi më i miri i xhiros së 31-të në BKT Superligë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:09
Krasniqi më i miri i xhiros së 31-të në BKT Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 31-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i FC Ballkani, Ermal Krasniqi

Për 23-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror.

Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e 2-të dhe në xhiron e 11-të. Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni dhe një paraqitje mbresëlënëse e pati edhe në ndeshjen e javës së 31-të në fitoren kundër Dritës, me rezultat 3:2.

Ai ishte kreator i golit të parë si dhe realizator i golit të tretë, në minutat shtesë, duke qenë përcaktues në arkëtimin e tre pikëve të reja, të cilat e kanë afruar Ballkanin te titulli i parë i kampionit.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit e ndau Artan Cecelia, menaxher i departamentit të shitjes përmes tregtarëve në BKT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat