De Laurentis zbulon prapaskenën

Futboll

De Laurentis zbulon prapaskenën

Më: 29 prill 2022 Në ora: 12:50
De Laurentis zbulon prapaskenën

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka zbuluar një prapaskenë merkatoje në mikrofonat e “DAZN”, për një transferim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç te Napoli në janarin e vitit 2020, që më pas u refuzua nga Ivan Xhenaro Gatuzo kur u ul në pankinën e të kaltërve:

Prapaskena me Ibrahimoviç – “Kishim një akord. Kishim firmosur gjithçka me Ibrën, por më pas u shkarkua Ançeloti dhe në vendin e tij erdhi Gatuzo, i cili më tha: ‘Nëse beson te mua, nuk kemi nevojë për Zlatanin’, dhe unë i besova.”

Spaleti – “E kam zgjedhur unë si trajner. Shkova fshehurazi në shtëpinë e tij në Milano dhe e bëra që të firmoste një kontratë 2-vjeçare me opsion për të tretin sezon. Më pas kur të largohet, do t’i shtrëngoj dorën dhe nuk do të ndodhë asgjë.”

Ançeloti – “Është një kampion që nuk ka pasur vetëm fatin për të qenë simpatik në sytë e tifozëve napoletanë. Ai nuk kishte dinakërinë për t’u bërë i tillë dhe nuk ishte parë kurrë si njëri nga ne.”, përfundoi De Laurentis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat