Leonardo dorëzohet

Futboll

Leonardo dorëzohet

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:12
Leonardo dorëzohet

Kampionati i fituar nuk mjafton te PSG. Champions League ka shpëtuar përsdëri nga duart pavarësisht Messi-t dhe Donnarumma-s. Për portierin italian ka dyshime për shkak të sezonit jo shumë të mirë.

Leonardo ka një problem në duar dhe ka lidhje me rolin e portierit. Duhet zgjedhur shpejt nëse do të konfirmohet Keylor Navas ose Gianluigi Donnarumma. I pari është 35 vjedç, i dyti 23.

I takon drejtuesit të klubit të emirit të Katarit të marrë një vendim, duke parë se trajneri Pochettino nuk ka preferuar ta bëjë deri tani, duke aktivizuar Navas në 24 ndeshje dhe Donnarumma-n në 22.

Navas e ka rinovuar kontratën me një vit, deri në 2024-ën. Donnarumma ka nënshkruar korrikun e kaluar deri në vitin 2026 për 7 milionë neto në sezon, por është marrë me kosto zero, kështu që përfaqëson një mundësi për të bërë një suficit të rëndësishëm në bilanc.

Navas fiton rreth 10.5 milionë euro neto në sezon. Në Paris thonë se do të jetë Donnarumma ai që do të largohet, edhe pse duket se i preferuari i skuadrës është Navas.

Një nga hipotezat është ajo e huazimit, ndoshta në Itali, për portierin e Italisë, i cili ka shumë mundësi të transferohet tek Juventus-i verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat