A ishte sezon i dështuar i Messit te PSG-ja?

Futboll

A ishte sezon i dështuar i Messit te PSG-ja?

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:53
A ishte sezon i dështuar i Messit te PSG-ja?

Lionel Messi nuk ia ka dal që në sezonin e parë te PSG-ja të bëjë atë që kishte bërë për shumë vite te Barcelona.

Ish-ylli i ‘Blaugranave’ verën e kaluar iu bashkua PSG-së, por Messi në fanellën e parisienëve nuk ia doli të gjejë formën e tij të jashtëzakonshme qysh jemi mësuar ta shohim atë në ‘Camp Nou’.

Argjentinasi nuk mund të mburret me gola, mbase roli i tij më shumë tek PSG-ja dukej që të furnizojë Kylian Mbappe-n me asistime.

Asi argjentinas deri tash ka shënuar vetëm katër gola në Ligue 1, kur kanë mbetur katër ndeshje deri në fund të sezonit 2021-12. Ky është sezoni siç nuk e kemi parë kurrë Messin.

Në Barcelonë, shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ shënonte rregullisht. Për 12 sezone radhazi në ‘Camp Nou’, Messi shënoi të paktën 25 gola në ligë në një sezon, derisa në sezonin 2011/12 kishte realizuar 50 gola, që ishte një sezon i jashtëzakonshëm i reprezentuesit argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat