Firmë dhe lot për yllin e ri të Barcelonës

Futboll

Firmë dhe lot për yllin e ri të Barcelonës

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:24
Firmë dhe lot për yllin e ri të Barcelonës

Ronald Araujo ka rinovuar deri në 2026-ën kontratën me Barcelona-n dhe këtë të premte ka nënshkruar në barin e Camp Nou, i shoqëruar nga presidenti Joan Laporta.

Mbrojtësi uruguaian ka qenë shumë i emocionuar: “Është një gëzim shumë i madh të luaj për këtë klub, është skuadra më e mirë në botë”, ka thënë 23-vjeçari.

“Është e jashtëzakonshme, falënderoj Zotin, familjen tim, gruan time. Është shumë e rëndësishme për ne. Ju falënderoj për mbështetjen që kam patur që në fillim, falë të gjithëve ju mund të nënshkruaj këtë kontratë”, ka thënë Araujo mes lotëve.

“Kemi punuar shumë për të arritur në Europë dhe më pas te Barcelona. Rezultati i kësaj pune të madhe është që jam këtu në ekipine  parë, që ndihem i rëndësishëm.

“Nuk kam patur kurrë asnjë dyshim, kam thënë gjithmonë se doja të qëndroja. Besoj te projekti, te të rinjtë tanë dhe jam i sigurt se do të fitojmë shumë tituj. Përkushtimi dhe puna ime nuk diskutohen”.

Në 39 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet deri tani në këtë sezon me Barcelona-n, Araujo ka realizuar katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat