Shtyhet festa e titullit, Tirana del e mposhtur

Futboll

Shtyhet festa e titullit, Tirana del e mposhtur

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:39
Shtyhet festa e titullit, Tirana del e mposhtur

Nuk festë titulli për Tiranën në Laç me bardheblutë që dolën të mposhtur nga vendasit me rezultatin 0-1, falë një goli të Guindos në pjesën e parë. Kurbinasit shkrtuan distancën me kryeqytetasit në 12 pikë, ndërsa këta të fundit tashmë duhet të presin ndeshjen e mesjavës ndaj Teutës për provuar shijen e titullit numër 26 në histori.

Sa i përket pjesës së parë, Tirana dha shkëndijen e parë me Seferin që krijoi hapësirën e duhur për Devid dhe Gjumsin, por asnjë prej tyre nuk ia doli të devijonte sferën në portën e Dajsinanit. Në vazhdim ishin sërish bardheblutë me mundësinë e shkëlqyer që iu shfaq Limajt, por mesfushori gaboi krejtësisht pas pasimit të Totre. Gjithsesi, Laçi nuk u impresionua nga starti i kryeqytetasve dhe sinjali ishte pas një harkimi të Zikos me topin që pas devijimit të Seferit u përplas në traversë.

Goli ishte në ajër për kurbinasit dhe erdhi në minutën e 13-të kur Guindo realizoi një perlë pasi gjeti trekëndëshin e Visar Bekajt, i cili me gjithë hapjen e tij nuk mundi ta shmangte golin. 9 minuta më pas ishin sërish vendasit pranë golit, teksa Guindo e më pas Malota për pak sa nuk ndëshkuan bardheblutë. Në të 25-tën, Tirana rikthehet të shohë nga porta e Laçit dhe e bën me Hoxhallarin. Kapiteni ekzekuton një goditje dënimi, por topi devijohet në këndore.

Në fund të pjesës së parë, sërish Tirana ka një shans të artë, këtë herë me Gjumsin i cili nuk ia del të shmangë Dajsinanin ndërsa në vazhdimin e aksionit Limaj gabon shënjestër. Në fraksionin e dytë, bardheblutë ishin më të orientuar drejt sulmit për të gjetur golin e barazimit dhe patën mundëi me Seferin dhe Gjumsin.

Për t’u përmendur rasti i këtij të fundit që tentoi me roveshatë, por u ndal nga Dajsinani. Në minutat e fundit, Tirana rrezikoi të pësonte edhe të dytin, megjithatë Bekaj ndali sulmet e Guindos. Në këtë formë, kryeqytetasit duhet të presin ndeshjen e radhës për të festuar titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat