PSG barazon me Strasbourgun

Futboll

PSG barazon me Strasbourgun

Më: 29 prill 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Paris Saint-Germaini, që siguroi titullin e kampionit javën e kaluar, ka barazuar sërish në Ligue 1.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, kampioni francez barazoi 3:3 në udhëtim te Strasbourgu.

Kevin Gameiro (3’), Marco Verratti (75’ – autogol) dhe Anthony Caci (90+2) shënuan golat për skuadrën vendase.

Kurse, Kylian Mbappe (23’, 68’) dhe Achraf Hakimi (64’) shënuan për parisienët.

PSG-ja me 79 pikë është në krye të tabelës, kurse Strasbourgi renditet i pesti me 75 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat