Vazhdon tradita e titujve në familjen Shabani

Futboll

Vazhdon tradita e titujve në familjen Shabani

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:19
Vazhdon tradita e titujve në familjen Shabani

Nexhat Shabani tri herë radhazi e kishte festuar titullin kampion me Slloga Jugomagnatin, në vitin 1999, 2000 dhe 2001.

21 vite më vonë ish-trajneri i çairasve me shumë emocione ka ndjekur ndeshjen ndaj Renovës (fituan 2-0), ku FC Shkupi zyrtarizoi për herë të katërt titullin kampionë, katër javë para përfundimit të kampionatit në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

Këtë herë menaxher gjeneral i FC Shkupi është Emir Shabani, djali i Nexhatit, dhe si për koincidencë, edhe ai e shijoi titullin.

Trajneri aktual i U18 të Maqedonisë tregon atë që ka përjetuar dikur dhe tani me klubin e zemrës.

“Emocionet janë të papërshkrueshme, pasi ne jemi lindur afër këtij stadiumi. Me një fjalë është shtëpia jonë. E duam nga thellësia. Është klubi ynë i zemrës. Kemi qenë dhe cdo herë do të jemi pranë klubit. Cdo herë kemi punuar me dëshirë të madhe edhe kur ka qenë klubi në situata të vështira. Familijarisht kemi luajtur për këtë klub unë, vëllai im, djemtë e mijë. Për këtë arsye ky klub ka vend të vecant në zemrat tona”, rrëfen me emocione Nexhat Shabani.

“Sot kur klubi jonë u bë kampion pas 21 viti më kthehen kujtimet e mëhershme kur u bëmë tri herë kampionë. Që  klubi të jetë respektabil gjatë kohë isha unë i vetmi që krenohej me titujt e asaj kohe, por sot kur klubi ynë për të katërtën herë u shpall kampion prapë mbiemri Shabani del në skenë.

Jam krenar me djalin tim, i cili me sukses e menaxhoj punën që ka në ekip dhe që vazhdoj traditën shumëvjecare me mbiemrin tonë. Omer Bunjaku, Emir Shabani kanë bërë punë të palodhshme rreth ekipit dhe u gëzuam të gjithë”, vazhdon legjenda e futbollit në vendin tonë.

“Klubit i dëshirojmë të rritet edhe me tutje. Dëshiroj që Emiri të më tejkalon me tituj. Pesim që klubi të bëj suksese këtë vit edhe në ndeshjet që do t’i ketë në kualifikimet e Ligës së kampionëve.

Edhe njehërë urime FC Shkupi titullin kampion, urime edhe grupit tonë Shvercerat”, theksoi Nexhat Shabani.

Edhe Emir Shabani i është gëzuar tejmase këtij suksesi historik. Ai thotë se fjalët janë të pakta për të përshkruar emocionet e titullit kampion, pas 21 vitesh.

“Ishte një sezon i mrekullueshëm, një sezon që do ta mbajmë mend me që u shpallëm kampion pas plot 21 vitesh. Është ndjenjë e veçant, një emocion i papërshkruar. Ky është vetëm fillimi i një historie shumë të madhe”, thotë Emir Shabani.

“Sa i përket përforicimeve sigurisht se do të ketë lëvizje në merkaton e verës. Do ta përforcojmë ekipin me qëllim që të kemi paraqitje dhe një verë sa më të gjatë në garat evropiane. Në bashkëpunim me shefin e stafit, Goce Sedlovski dhe drejtorin sportiv Omer Bunjaku, do të sjellim përforcimet e nevojshme. Mund të them se kemi përgatitur listën e përforcimeve të reja”, deklaroi për Open-TV, Emir Shabani, menaxheri i përgjithshëm i FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat