Conte flet për të ardhmen e tij: Dua të luftoj për trofe, jo për vendin e gjashtë

Futboll

Conte flet për të ardhmen e tij: Dua të luftoj për trofe, jo për vendin e gjashtë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:54
Antonio Conte

Antonio Conte së fundmi ka folur për të ardhmen e tij te skuadra londineze Tottenham, ku nga spekulimet e fundit që po qarkullojnë trajneri italian po lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain.

Conte tregoi se në fund të këtij sezoni do të bisedojë me krerët e Tottenhamit, ndërsa tregoi që nuk dëshiron të luftojë për vendin e gjashtë ose të tetë në tabelë, përcjell KosovaPress.

“Në fund të këtij sezoni, ne do të flasim me klubin që të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të gjithë. Jam duke e shijuar jetën time në Tottenham, por mbetet të shihet”, tha Conte.

“Mos harroni, unë kam dëshirë që të kem ambicie, unë dua të luftoj për trofe, jo vetëm për vendin e gjashtë ose të tetë”, shtoi më tej trajneri italian.

Momentalisht, skuadra e Contes, Tottenham, zë vendin e pestë në tabelë me gjithsej 58 pikë të arkëtuara pas plot 33 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat