Spalletti: Meritë për lojtarët

Futboll

Spalletti: Meritë për lojtarët

Më: 30 prill 2022 Në ora: 20:29
Spalletti: Meritë për lojtarët

Napoli mori një fitore tenistike përballë Sassuolos në sfidën e javës së 35-të të Seria A, një takim që u mbyll me shifrat 6-1.

Pas marrjes së 3 pikëve, napolitanët kanë “blinduar” vendin e 3-të në kampionat, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Pas kësaj fitoreje, trajneri Luciano Spalletti ishte shumë i gëzuar, teksa shprehej se skuadra e tij këtë vit ka bërë një superkampionat, ndërsa ato ekipe që renditen sipër tyre ishin më të fortë.

“Nuk ishte e lehtë që të siguronim një vend në Champions tre javë para përfundimit të kampionatit, por të vjen keq për disa ndeshje, që u zëvendësuan me disa fitore në fusha të vështira. Por sigurisht që duhet të përmirësohemi, sepse në disa ndeshje kemi luajtur nën mundësitë tona.

Isha unë që fola për titullin për të rritur nivelin e vendosmërisë dhe për të kaluar çdo pengesë. Më vjen keq që u kontestuam sot nga tifozët sepse lojtarët kanë luajtur shumë mirë gjatë gjithë vitit.

Ky nuk është një kampionat më i lehtë se të tjerët, është e kundërta. Ka skuadra që qëndrojnë në mesin e renditjes dhe luftojnë e luajnë më mirë se vitet e mëparshme”, ka thënë tekniku u Napolit për “Dazn”.

“Tani quhesh i suksesshëm nëse je Lazio apo Roma, ndërsa Napoli nuk ka dhënë sa pritej. Por nuk është kështu. Fusha ka treguar se ata që qëndrojnë para nesh në renditje kanë qenë më të fortë se ne. Sipas meje skuadra ka zhvilluar një kampionat të madh dhe duhet tu jepet merita e duhur lojtarëve”, ka thënë Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat