Flamurtari shpallet ekip fitues i grupit B në Kategorinë e Dytë!

Futboll

Flamurtari shpallet ekip fitues i grupit B në Kategorinë e Dytë!

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:12
Flamurtari shpallet ekip fitues i grupit B në Kategorinë e Dytë!

Flamurtari i Vlorës është kurorëzuar ditën e sotme si fitues i Grupit B në Kategorinë e Dytë për edicionin 2021-2022, duke siguruar në këtë mënyrë edhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Ekipi jugor e kishte siguruar edhe më parë ngjitjen një kategori më lart, duke triumfuar në grupin respektiv, por këtë të shtunë që korrespondonte edhe me ndeshjet e fundit sezonale është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut.

Flamurtari ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin B, ku në 22 ndeshje të luajtura numëron 18 fitore dhe 4 barazime.

Vlonjatët barazuan me rezultatin 0–0 ndaj Devollit dhe në fund të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit B, që u dorëzua nga legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat