Pellegrini thërret dy yjet e Interit

Futboll

Pellegrini thërret dy yjet e Interit

Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:06
Pellegrini thërret dy yjet e Interit

Në një sezon të nivelit të lartë, që e ka parë rregullisht në 5-6 vendet e para të La Liga-s dhe në gjendje për të ëndërruar titullin në pjesën e parë të sezonit, Betis ka siguruar një vend në Europa League e ardhshme falë fitores së Kupës së Mbretit në finalen e luajtur kundër Valencia-s, të fituar me penallti.

Ka qenë triumfi i tretë në historinë e klubit në kupën kombëtare, që ka pasuruar një koleksion që përmban edhe fitoren e një kampionat, në 1935-ën e largët.

Për trajnerin e Betis-it, Manuel Pellegrini, ka qenë trofeu i parë i fituar në karrierë në Spanjë, kampionat ku kiliani ka drejtuar edhe Villarreal-in dhe Real Madrid-in.

Akoma në garë për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League, te Betis po mendojnë edhe për të ardhmen dhe merkaton.

Lëvizjet e klubit spanjoll mund të kenë lidhje me kampionatin italian, duke parë se Pellegrini e ka shprehur hapur dëshirën për të punuar me dyshen kiliane të Inter-it, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez.

“Do të më pëlqente të kisha të paktën njërin nga të dy sepse janë lojtarë shumë të fortë, por e di se nuk mund të realizohet në aspektin ekonomik sepse Betis nuk mund t’i paguajë rrogat e tyre”, ka thënë trajneri për tv kilian BioBio.

“Më kanë thënë se nuk u jap hapësirë lojtarëve kilianë në skuadrat e mia, por nuk është kështu. Marr ata që mendoj se janë të dobishëm për ekipin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat