Chelsea ka frikë nga interesi i Liverpoolit...

Futboll

Chelsea ka frikë nga interesi i Liverpoolit...

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:08
Chelsea ka frikë nga interesi i Liverpoolit...

Chelsea është i shqetësuar se mund të humbasë Mason Mount nga interesi i rivalëve të Premier Ligës, me Liverpoolin dhe Manchester Cityn që konsiderohen si kërkues seriozë për mesfushorin.

“The Sun” raporton se “Blutë” kanë shqetësime për të ardhmen e anglezit, me një numër klubesh rivale që dyshohet se janë të prirur të përfitojnë nga kriza e pronësisë së klubit.

Ylli anglez, 23 vjeç, është një nga lojtarët më të paguar të klubit me rreth 70,000 £ në javë.

Mount ka vetëm dy vjet të mbetur në marrëveshjen e tij, por sanksionet po e pengojnë klubin që t'i ofrojë atij një kontratë të re.

Dhe rivalët si Liverpooli dhe City po shikojnë nga afër ndërsa shqetësimet rriten në Chelsea se Mount mund të joshet nga një kontratë më fitimprurëse.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur publikisht për admirimin e tij për mesfushorin e “Tre Luanëve”.

Dhe Pep Guardiola i Cityt është një tjetër tifoz i madh i tij.

Raporti i “The Sun” shton se as Liverpooli dhe as City nuk do të jenë në gjendje të bëjnë një ofertë këtë verë.

Por thuhet se kjo do të ndryshonte plotësisht pamjen nëse Mount do të hyjë në vjeshtë pa qenë afër një kontrate të re dhe më pas rivalët do të bënin një lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat