Simeone: Përgjegjësia ime, si Atletico del nga “kriza”

Futboll

Simeone: Përgjegjësia ime, si Atletico del nga “kriza”

Më: 1 maj 2022 Në ora: 14:32
Simeone: Përgjegjësia ime, si Atletico del nga “kriza”

Atletico Madrid po shfaq oshilacione të shumta në kampionat. Djemtë e Diego Simeones fituan titullin kampion sezonin e kaluar, por këtë sezon po vuajnë. Humbja 2-0 ndaj Athletic Bilbaos ishte e nëntë në La Liga, dhe vendi i katërt është në rrezik.

Betis është pesë pikë larg, por ka luajtur një ndeshje më pak se “Colchoneros”, të cilët nuk kanë shënuar asnjë gol në dy takimet e fundit në kampionat, duke marrë vetëm një pikë.

Trajneri argjentinas nuk fshihet dhe merr përsipër përgjegjësitë e këtij momenti të vështirë. “Ndodhemi edhe njëherë tjetër në moment të vështirë. Nuk ka lidhje me mungesën e agresivitetit, por nuk duhet të justifikohemi.

E pranoj që është shtuar disi ankthi në lidhje me mundësinë e mos kualifikimit në Champions League. Si kalohet ky moment? Në momente të vështirë, që vitet e fundit nuk kanë qenë të shumta, duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Përgjegjësitë janë të miat. Unë jam i pari person që kam përgjegjësi, sidomos kur bëhet fjalë për të ruajtur qetësinë”, deklaroi trajneri argjentinas. Sfida e radhës është derbi ndaj Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat