Fazliji dhe Kryeziu pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Futboll

Fazliji dhe Kryeziu pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Më: 2 maj 2022 Në ora: 15:38
Fazliji dhe Kryeziu pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Ka përfunduar xhiro e 32-të në elitën e futbollit zviceran, ku tanimë është edhe kampioni i ri.

Zurichu edhe matematikisht ka siguruar titullin pas fitores në udhëtim te Baseli 0-2, derisa tani luftohet për pozitat që i dërgojnë skuadrat në Evropë si dhe për t’i shpëtuar rënies.

Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë javë dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji dhe Mirlind Kryeziu kanë zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros.

Fazliji shënoi një gol në udhëtim te Servette në fitoren e St Gallen 0-2, derisa Kryeziu ishte më i miri në fushë në fitoren e Zurichut 0-2 te Baseli.

Për mesfushorin nga Lugina e Preshevës, Betim Fazlijin kjo ishte hera e dytë që zë vend në formacionin e javës.

Ndërkohë për qendërmbrojtësin nga Mleçani i Komunës së Malishevës, ishte hera e gjashtë që përfshihet në formacionin e javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat