Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e Conference League

Futboll

Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e Conference League

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:51
Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e Conference League

Gjyqtar i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, është caktuar asistent i dytë i gjyqtarit kryesor zviceran Sandro Scharer, në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Stade Velodrome”, mes Marseilles dhe Feyenordit. 

Skuadra franceze ka pësuar humbje në ndeshjen e parë (3:2) në Roterdam nga Feyernordi, ndërsa të enjten mbrëma (21.00) e pret sfidë shumë e vështirë në luftë për të siguruar finalen e cila do të luhet në “Air Albania” në Tiranë.  

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent i parë Stephane de Almeida, asistent i dytë Bekim Zogaj.

Zogajt i besohen ndeshjet më të mëdha e më të vështira, por e gjitha në saje të referimit të shkëlqyeshëm që e ka bërë në çdo ndeshje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat