Ja cila është avokatja që trashëgon perandorinë e Raiolas

Futboll

Ja cila është avokatja që trashëgon perandorinë e Raiolas

Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:15
Ja cila është avokatja që trashëgon perandorinë e Raiolas

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të supermanexherit, Mino Raiola, është koha për të analizuar sesi do të menaxhohet numri i madh i talentëve në agjencinë e tij “One”. “La Gazzetta dello Sport” publikoi sot të dhënat e të vetmit person me të cilin italiani ndante kuotat e kompanisë së tij prej 18 vjetësh. Ajo është avokatja Rafaela Pimienta.

Raiola u takua me të në Brazil, 20 vjet më pare, dhe menjëherë filluan të punojnë së bashku në Monte Carlo. Për momentin, gjithçka është në dorën e saj, të paktën derisa djemtë e Minos, Mario dhe Gabriele, të mbarojnë studimet dhe më pas të vendosin nëse do të ndjekin rrugën e babait.

Vetëm katër ose pesë persona të tjerë punojnë në “One”. Një prej tyre është kushëriri Vincenzo Raiola, i cili merret me futbollistët italianë. Mino dhe Rafaela zgjodhën një strukturë të lehtë, duke u mbështetur në shumë bashkëpunëtorë të besuar në të gjitha vendet, në bazë të specifikave.

Pimienta flet gjashtë gjuhë dhe, siç rrëfen “Gazzetta”, “luajti një rol themelor në punësimin dhe menaxhimin e Pogbasë”. Ajo kishte gjithashtu idenë për projektin e Forumit të Futbollit, një lëvizje ndërkombëtare agjentësh, ku ndër të tjera përfshiheshin Mendes, Barnett dhe Wittmann.

Në muajt e fundit, kur sëmundja përkeqësoi gjendjen e Minos, avokatja kreu të gjitha negociatat, përfshirë atë të Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat