Polemika edhe në Champions League

Futboll

Polemika edhe në Champions League

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:21
Polemika edhe në Champions League

Villareal-Liverpool ishte një ndeshje që dhuroi spektakël për tifozët. Spanjollët flirtuan me finalen në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë të lojës djemtë e Klopp-it përmbysën çdo shpresë të mundshme të tyren.

Por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe për “nëndetësen e verdhë”.

Polemikat nuk i shpëtojnë as Champions League-s, teksa Villareal-i pretendoi për dy penallti gjatë pjesës së parë të takimit. Fillimisht në minutën e 12 të takimit lojtarët e ekipit spanjoll kërkojnë një 11 metërsh për një dorë të zgjatur nga Keita në fytyrën e Coquelin-it, por gjyqtari e konsideron gjithçka të rregullt.

Më vonë, në minutën e 37, portieri Allison Becker ndërhyn në zonë për të marrë topin dhe lojtari i Villareal-it rrëzohet përtokë. Por edhe në këtë rast arbitri nuk i ka fryrë bilbilit.

Sigurisht, nëse gjyqtari do të kishte vendosur ndryshe, atëherë fati i takimit mund të merrte një rrjedhë krejt tjetër. Kjo pasi një rezultat i mundshëm 4-0 që në pjesën e parë të lojës, do të kishte gjunjëzuar Liverpool-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat