Katër vite burg për abuzim seksual

Futboll

Katër vite burg për abuzim seksual

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:40
Katër vite burg për abuzim seksual

Gjykata e Almería-s ka dënuar futbollistin Santi Mina me katër vite burg për abuzim seksual ndaj një gruaje, më 18 qershor 2017 në Mojacar (Almeria), megjithëse e ka liruar nga akuza për sulm seksual.

Njëkohësisht, gjykata e ka përjashtuar nga çdo krim, përgjegjësi penale mikun dhe kolegun e tij futbollist, David Goldar.

Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Társila Martínez shfajëson Mina nga krimi i sulmit seksual për të cilin prokurori kërkoi 8 vite burg, duke e dënuar atë për një krim të abuzimit seksual, gjë për të cilin u vendos gjithashtu masa e ndalimit prej 500 metrash për t’iu afruar “viktimës” gjatë 12 viteve, si dhe pagesën e dëmshpërblimit prej 50.000 euro.

Nga ana e tij, David Goldar është shpallur i pafajshëm për veprën penale të sulmit seksual, pasi prokuroria nuk ka vepruar kundër tij për këtë çështje. Ngjarjet ndodhën pesë vite më parë në qytetin Mojácar të Almerias, në verën e vitit 2017.

Në atë kohë, Mina i përkiste skuadrës së Valencias dhe ndodhej me pushime në Andaluzi me mikun dhe partnerin e tij futbollist, Celta Goldar. Sulmuesi u kthye në Vigo në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat