Frika nga huliganët britanikë

Futboll

Frika nga huliganët britanikë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:45
Frika nga huliganët britanikë

Të enjten, Eintracht Frankfurt pret West Ham në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Europa League. Sfida e parë përfundoi me triumfin e gjermanëve me rezultatin 1-2, e në këtë formë nisën të avantazhuar edhe pse anglezët do të luftojnë deri në fund për të mbërritur në finale.

Megjithatë, përveç pjesës sportive, një tjetër pikë që shqetëson gjermanët lidhet me huliganët britanikë të cilët pritet të udhëtojnë të shumtë në numër drejt Frankfurtit.

Tifozët e West Ham do të jenë në një numër më të lartë se sa numri i biletave që kanë në dispozicion, ndaj autoritet gjermane i frikësohen përplasjes së tifozerive në rrugët e qytetit të Frankfurtitm shkruan Supersporti.

Ndaj, masat do të jenë shumë të rrepta me forcat e policisë që do të jenë të shumta në rrugë ndërsa është planifikuar të patrullim në çdo rrugicë nga e cila tifozeritë mund të përfitojnë për të nisur sherrin. Policia do të kërkojë me çdo kusht që tifozët anglezë pa biletë t’i mbajë të përqëndruar në qendër të qytetit për t’i mos i lejuar të afrohen përreth stadiumit.

“Kemi një shqetësim jo vetëm për stadiumin, por për të gjithë qytetin. Sidomos pjesën e brendshme të tij, rrugicat. Por, sigurojmë se nuk do të ketë një cep të enjten në në cilën nuk do të ketë forca të policisë prezente. Mbi të gjithado të kemi në dispozicion njerëz të cilët dinë të komunikojnë në anglisht”, shprehet zëdhënësi në departamentin e policisë së Frankfurtit. Ndërkohë, tifozët e West Ham kanë precedent të mëparshëm teksa në fazën e 1/16-tave krijuan trazira në Spanjë kur ekipi i tyre luajti përballë Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat