​Xhaka: Ky lojtar duhet të jetë kapiten i Arsenalit

Futboll

​Xhaka: Ky lojtar duhet të jetë kapiten i Arsenalit

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:49
Granit Xhaka

Mesfushori dhe ish-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka mbështetur publikisht Martin Odegaardin për të marr shiritin për klubin nga Londra.

Pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang, Mikel Arteta ia dha përgjegjësinë qendërsulmuesit me përvojë, Alexandre Lacazette.

Megjithatë, francezi ka shënuar vetëm dy gola nga loja e hapur këtë sezon dhe së fundmi është larguar nga formacioni startues në favor të Eddie Nketiah.

Me Lacazetten që pritet të largohet si lojtar i lirë, Mikel Arteta do të emërojë një kapiten të ri përpara sezonit 2022-23.

Odegaard erdhi në Arsenal verën e kaluar dhe është vetëm 23 vjeç, por ai ka qenë kapiten i kombëtares së Norvegjisë që nga viti 2021 dhe ka mbajtur shiritin në krah në katër ndeshjet e fundit të “Topçinjve” në Premier League.

Ish-lojtari i Real Madridit ka qenë kapiten i Arsenalit në fitoret ndaj Chelseat, Manchester Unitedit dhe Ëest Ham Unitedit në javët e fundit, dhe Xhaka beson se lojtari posedon "ADN"-në e duhur për të udhëhequr skuadrën në baza të përhershme.

"Ai është e ardhmja e këtij klubi. Ai është tashmë kapiten kur Alexandre Lacazette nuk luan. Ai duhet të jetë shumë krenar për veten," tha Xhaka për TV2.

"Ju mund ta shihni se sa larg ka arritur ai në aspektin mendor. Ai është shumë i ri, vetëm 23 vjeç, por në mënyrën se si sillet dhe është në fushë, ai duket sikur është 30. Duket se ai ka luajtur tashmë 500 ose 600 lojëra këtu”.

"Ai mund të bëhet patjetër kapiten i Arsenalit. Ai ka ADN-në e duhur për këtë. Ai punon aq shumë çdo ditë sikur të ishte në një luftë. Ai bën shumë punë shtesë, është i përulur. Të gjithë në dhomën e zhveshjes e dëgjojnë atë. Pse jo?”, ka thënë në fund reprezentuesi zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat