Salah kërcënon Realin

Futboll

Salah kërcënon Realin

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:21
Salah kërcënon Realin

Momo Salah e tha troç se donte Real Madrid përballë në finalen e Champions League. Ashtu ndodhi, ekipi i Carlo Ancelottit realizoi një tjetër përmbysje spektakolare, eliminoi Manchester City e Pep Guardiolës dhe do të sfidojë Liverpoolin në finalen e madhe të Parisit më 28 maj.

Njësoj si para katër vitesh. Reali, që atëherë drejtohej nga Zinedine Zidane, fitonte 3-1 në Kiev përballë armatës së Jurgen Klopp, sfidë të cilën ylli egjiptian e humbi shpejt për shkak të dëmtimit të pësuar në shpatull nga Sergio Ramos.

Kualifikimi i rekordmenëve të këtij kompeticioni e ka lumturuar Salah, i cili ka reaguar shkurt me një postim në rrjetet sociale, duke paralajmëruar rivalët se është gati për hakmarrje.

“Kemi një llogari për të larë”, shkruan 29-vjeçari, i cili do të luajë finalen e tretë të Champions League me “The Reds” në pesë vitet e fundit.

Të parën e humbi ndaj Realit, ndërsa një vit më vonë festoi me shokët e tij pas suksesit 1-0 ndaj Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat