Grealish në siklet të madh

Futboll

Grealish në siklet të madh

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:57
Grealish në siklet të madh

Për Jack Grealish nuk duhet të ketë qenë një natë e lehtë. Lojtari i Manchester City-t, i cili hyri në minutën e 78-të të ndeshjes kundër Realit të Madridit, kur rezultati ishte 1-0 në favor të skuadrës angleze, pati disa raste për të mbyllur garën, por nuk arriti të gjente rrjetën.

Pas eliminimit të rëndë, vjen dhe tallja për ish-in e Aston Villas. Në rrjet po qarkullon një postim i mesfushorit në Twitter i tetë viteve më parë.

Zotëria 100-milionësh (shumë që shpenzoi City për ta blerë), më 23 prill 2014, ditën e ndeshjes mes Realit të Madridit të Carlo Ancelottit dhe Bayernit të Mynihut, që atëherë drejtohej nga Guardiola, trajneri aktual i City-t, postoi një mesazh ku shprehte hapur simpatinë për klubin spanjoll: “Hala Madrid”.

Edhe pse Grealish nxitoi që ta fshinte shpejt mesazhin, gjurma ka mbetur dhe tani ia plasin në fytyrë

. Ai mesazh mbështetës ndaj “Los Blancos” është rikthyer në rrjet, duke i shkaktuar futbollisti anglez një siklet të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat