Kthesë e fortë e Kylian Mbappes

Futboll

Kthesë e fortë e Kylian Mbappes

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:08
Kthesë e fortë e Kylian Mbappes

Kylian Mbappe qëndron në Paris. Sipas “Le Parisien”, ylli francez ka bërë një kthesë 180 gradë dhe ka vendosur të qëndrojë te Paris Saint Germain, teksa mes palëve është arritur akordi për të firmosur një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Sulmuesi francez kishte refuzuar të gjithë tentativat e kubit parizien për të rinovuar, pasi dëshira e tij ishte të transferohej te Reali i Madridit, por drejtuesit e PSG-së rezistuan dhe këmbëngulën me oferta të ndryshme, teksa duket se gjithçka ia ka vlejtur.

Po sipas “Le Parisien”, Mbappe do të shpërblehet me një bonus prej 100 milionë eurosh për rinovimin e kontratës dhe në të njëjtën kohë, do të përfitojë edhe 50 milionë euro rrogë në sezon.

Marrëveshja mes palëve duket se është arritur në të gjithë detajet dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi, që do të “linte me gisht në gojë” Realin e Madridit, pasi tani spanjollët duhet të paguajnë çmimin e kartonit, nëse duan të marrin Mbappe.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe trajneri i Paris Siant Germain deklaroi se Mbappe do të qëndrojë me 100%, ndërsa mediat raportonin për negociata intensive, ku u përfshi edhe vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat