Suarez e dëshiron rikthimin te Barcelona

Futboll

Suarez e dëshiron rikthimin te Barcelona

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:18
Suarez e dëshiron rikthimin te Barcelona

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez po e dëshiron rikthimin tek ish-skuadra, Barcelona.

Sulmuesi veteran nuk po e gjen veten tek Atletico Madridi dhe kërkon të ndryshojë ambient.

Ai është i gatshëm të ulë pagën e tij dhe të luajë edhe një sezon tjetër në nivelin më të lartë, para Kupës së Botës që nis në nëntor.

Barcelona e sheh Suarezin si një plan B të mirë në rast se dështojnë për ta transferuar Robert Lewandowskin.

Luis Suarez u largua nga Barcelona në verën e vitit 2020, duke u transferuar te Atletico Madridi, atje ku e fitoi La Ligan qysh në sezonin e tij të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat