47 trofe të fituar dhe sërish në finale

Futboll

47 trofe të fituar dhe sërish në finale

Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:05
47 trofe të fituar dhe sërish në finale

Carlo Ancelotti dhe José Mourinho së bashku me Pep Guardiolën janë trajnerët më të suksesshëm të 25 viteve të fundit. Trajneri emilian i Real Madridit, i rikthyer në finalen e Champions League në stolin merengues, ishte ai që solli “Decima” (të dhjetën) e shumëpritur në Madrid.

Edhe këtë vit po e shndërron në epik, pavarësisht se konsiderohej një sezon kalimtar tranzicioni. Ai tashmë ka fituar tri Liga të Kampionëve, ndërsa me La Liga-n e fundit ka arritur në 22 tituj si trajner. Italiani është i vetmi që ka fituar titullin kampion në pesë ligat kryesore evropiane.

José Mourinho ka fituar edhe më shumë në karrierën e tij: 25 trofe në total. “Special One”, i cili e ka fituar kampionatin ‘vetëm’ në katër vende të ndryshme (në Francë dhe Gjermani nuk ka trajnuar kurrë…), ka në “palmaresin” e tij dy Champions League, e fundit e fituar në krye të një skuadre italiane: Interi, në vitin 2010.

Më 2017 ai udhëhoqi Manchester United për të pushtuar Ligën e Evropës, mbrëmë riktheu Romën në një finale europiane (Conference League) 31 vite pas herës së fundit. Portugezi mund të bëhet trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe “Conference League”. E kaluara e tyre thotë këtë.

Sidoqoftë, Ancelotti dhe Mourinho janë ende në finale. Të cilat, sigurisht nuk i përkasin të shkuarës. Megjithatë, edhe sot ka nga ata që arrijnë të bëjnë kritika: “Ancelotti pati fat”, ose “Mourinho nuk bëri asgjë më shumë se sa iu kërkua”. Sikur çdo vit kishte skuadra italiane në finale europiane.

Natyrshëm, mund të flasim sipas konceptit të secilit për trajnerët më të mirë, por vlerë absolute kanë ata që janë fitues. Të fundit e sipërcituar i përkasin një kategorie tjetër. Dhe kur arrijnë një finale tjetër, vetëm duhet të nderohen. Ose, të paktën, shmangni insinuatat e pamerituara karshi tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat