Lecce kthehet në Serie A

Futboll

Lecce kthehet në Serie A

Më: 6 maj 2022 Në ora: 23:12
Lecce kthehet në Serie A

Sapo eshte mbyllur sezoni i rregullt i Serie B, kategoria e dyte italiane. Janë Lecce dhe Cremonese ata që fitojnë ngjitjen direkt në Serie A per sezonin 2022-2023, pas një dite të fundit plot kthesa, emocione, ankth dhe surpriza. Feston edhe shqiptari Dermaku me Leccen.

Ekipi verdhekuq fiton 1-0 ndaj Pordenone dhe ruan vendin e parë, ndërsa skuadra e Pecchia-s (Cremonese) përfiton nga rrëzimi i bujshëm i Monzas, e cila humbet në Perugia, duke kaluar bardhekuqtë në vendin e dytë.

Lecce rikthehet në Serie A pas 4 vitesh: kampionati i fundit i luajtur ishte ai i vitit 2018, kur skuadra e Fabio Liveranit përfundoi në vendin e 18-të dhe ra nga kategoria.

Një promovim që ka një shije ‘më të veçantë’ megjithatë për Cremonese, e cila rikthehet në Seria A pas njëzet e gjashtë vjetësh.

Hera e fundit ishte në vitin 1996, kur ekipi i tyre drejtohej nga Luigi Simoni, trajner i famshem italian qe ka drejtuar edhe Interin.

Sakaq, nje gjysme drame per Berlusconin dhe Gallianin qe ne fakt sot vetem duhet te fitonin per te shkuar ne Serie A per here te pare ne historine e klubit por qe tani te renditur ne vend te katert dhe do te duhet te zhvillojne play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat