Kërcënon hapur Realin, Barcelonën dhe Juventusin

Futboll

Kërcënon hapur Realin, Barcelonën dhe Juventusin

Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:08
Kërcënon hapur Realin, Barcelonën dhe Juventusin

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, është rikthyer për të folur mbi Superligën, këtë herë në faqet e “Marca”, duke përsëritur se klubet promovuese (Real Madrid, Barcelona dhe Juventus) nuk kanë tentuar asnjëherë të flasin me të: “Jo, ata nuk e bënë. Kontakti i vetëm me ta ishte nga gjykatat, ata u përpoqën të na sfidonin kudo, shkruan Telesporti.

Ne në UEFA kurrë nuk thamë se nuk mund të luanin garën e tyre, ata munden nëse duan. Ata janë të parët që hyjnë në Champions League. Nëse ata luajnë turne të tjerë, nuk mund të konkurrojnë në kompeticionet tona”.

Gjatë intervistës, numri një i UEFA-s u ndal edhe tek marrëdhënia (e plasaritur) me Andrea Agnelli: “UEFA nuk është monopol, ata mund të krijojnë organizatën e tyre dhe të bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë. Nuk dua të flas për presidentin e Juventusit, por marrëdhënia ime me të ishte shumë e hapur dhe e sinqertë. Gjithashtu, nuk e kam thënë kurrë më parë.

E ftova presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, në Nyon para se të ndodhte gjithçka për të folur mbi të ardhmen. Ai e anuloi takimin me një mesazh, 24 orë para se duhej të ndodhte, për një ngjarje të lidhur me basketbollin. Nuk ishte kështu.

Njoftimi i projektit të Superligës ishte një akt arrogance të pabesueshme dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata nuk duan të komunikojnë me UEFA-n. Kjo nuk ka ndikuar në mënyrën se si i trajtojmë ata në garat tona, mund të shihet nga sukseset e tyre. Real Madridi do të luajë në finalen e Champions League, Barcelona do të luajë në Champions League për femra. Kjo është një shenjë e qartë se garat tona janë shumë të forta dhe korrekte”.

Por, pasi Gjykata e Madridit ka hequr masat e sigurimit, a mund të sanksionohen sërish Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona? “Po, sigurisht që është e mundur, – vazhdon Ceferin, – por le të shohim se çfarë do të ndodhë. Jemi të lumtur që urdhri më në fund ka ardhur. Unë u befasova nga sjellja e gjyqtarit të mëparshëm, sepse nuk na ofruan as seancën dëgjimore.

Unë iu besoj autoriteteve dhe gjykatave spanjolle, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne nuk kemi monopol mbi asgjë, të gjithë mund të zgjedhin të jenë anëtarë të UEFA-s ose jo: federatat dhe klubet. Për këtë çështje të gjithë janë në anën tonë, askush nuk thotë ndryshe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat