Foto e rrallë e vitit 1979, kush janë sportistët e Kosovës?

Futboll

Foto e rrallë e vitit 1979, kush janë sportistët e Kosovës?

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:55
Foto e rrallë e vitit 1979, kush janë sportistët e Kosovës?

Një foto e rrallë e vitit 1979, para 42 viteve në Illok të Kroacisë. 

Ndër ta është edhe emri i njohur i futbollit të Kosovës, Bardhec Seferi, ish lojtar shumëvjeçar i KF Trepça nga Mitrovica. 

Seferi ka qenë prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur Kosova, i cili ka luajtur me Trepçën në Ligën e Dytë ish jugosllave, pastaj në Trepçë e Dukagjin në kohën e pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish jugosllav.

“Viti 1979 në illok të Kroacisë, nga e majta Burhan Hamiti, Raif Haxha, Mahmut Gara dhe Bardhec Seferi”, shkruan Seferi në profilin e tij në facebook.

Këta të lartpërmenduri në vitin 1979 kanë luajtur për Rudarin e Stan Tërgut, më vonë kaluan të gjithë në KF Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat