Simeone Realit: I urojmë, por vetëm kaq!

Futboll

Simeone Realit: I urojmë, por vetëm kaq!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:45
Simeone Realit: I urojmë, por vetëm kaq!

Mbrëmjen e së dielës luhet derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit. Një ndeshje e cila gjithnjë ka dhuruar spektakël, por edhe polemika e një luftë të madhe sportive në fushë nisur nga rivaliteti i dy skuadrave të së njëjtit qytet.

“Armiqësia” mes tifozerive është e njohur dhe pikërisht me pretekstin se i duhet të respektoj tifozët e skuadrës së tij, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone theksoi në konferencë se nuk do të ketë duartrokitje për Realin para se të nisë ndeshje pavarësisht se në këtë sfidë Los Blancos mbërrijnë me statusin e kampionit.

“Jemi në një moment deçiziv të sezonit dhe na presin katër finale deri në fund.

Tani kemi derbin ndaj Realit dhe jemi në një moment të mirë me skuadrën që ka entuziazëm dhe jemi munduar të evitojmë të gjithë thashethemet e fundsezonit.

Nuk dua të flas për duartrokitjet për Realin para se të fillojë ndeshja, pasi edhe kjo është një mënyrë për të shpërqendruar ekipin.

Ne si klub, urojmë lojtarët dhe stafin e Realit për titullin kampion, por nuk do të ketë duartrokitje për ta nga ana jonë pasi e rëndësishme është fillimisht të respektojmë tifozët tanë të cilët janë gjithnjë përkrah nesh.

Kjo pjesa e duartrokitjes për skuadrën që fiton titullin është diçka spanjolle, prej andej nga vij unë nuk ekziston diçka e tillë”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat