Wolves bombardon “Stamford Bridge”, nxjerr një pikë kundër Chelseat

Futboll

Wolves bombardon “Stamford Bridge”, nxjerr një pikë kundër Chelseat

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Në minutat e fundit të ndeshjes mysafirët kanë arritur ta gjejnë golin e barazimit kundër Chelseat.

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseat dhe skuadrës së Wolverhampton, ku në mënyrë dramatike ky i fundit ka arritur të arkëtojë një pikë si mysafirë.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe 10 të tjerë shtesë në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadra e Chelseat ka arritur të barazojë 2:2 me Wolverhamptonin.

Të dy golat për Chelsean i shënoi sulmuesi belg Romelu Lukaku, i cili fillimisht zhbllokon rezultatin përmes golit të tij nga penalltia në minutën e 56’, kurse thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 58’.

Ndërkaq, golin e parë për Wolves e shënoi sulmuesi i krahut, Trincao, i cili shënon në minutën e 79’ për 2:1.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me fitore të Chelseat, mbrojtësi Connor Coady arrin të gjejë golin e barazimit për Wolves, ku shënon në minutën e 90’+7 shtesë për rezultatin final 2:2.

Me pikët e reja, Chelsea zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 67 pikëve, 17 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Wolves, që renditet në vendin e tetë me 50 pikë të arkëtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat