Albina befason me zhonglim, ja sa pikë ka arritur sot 

Futboll

Albina befason me zhonglim, ja sa pikë ka arritur sot 

Nga: K.G. Më: 7 maj 2022 Në ora: 19:54
Albina befason me zhonglim, ja sa pikë ka arritur sot 

Nuk ka më shumë se 16 vjeç por e ka për zemër zhonglimin qysh nga fëmijëria.

Është talentja Albina Peci nga Mitrovica, e cila sot ka arritur rreth 1000 pikë në zhonglim.

Synimi i saj është të shumëfishojë pikët në të ardhmen.

Nga ana tjetër stërvitet me klubin e Mitrovicës me trajneren Hava Dakaj.

“Zhonglimin e kam hobi si fëmijëri, ëndrra ime është të bëhet një futbolliste e spikatur”, thotë Albina për gazetën “Bota sot”.

Ajo tash e një kohë stërvitet duke synuar që sa më shpejt të jetë edhe pjesë e përbërjes së parë të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat