Çela: Mosmirënjohje, këta lojtarë telefonatat prej Kastriotit i marrin

Futboll

Çela: Mosmirënjohje, këta lojtarë telefonatat prej Kastriotit i marrin

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:08
Çela: Mosmirënjohje, këta lojtarë telefonatat prej Kastriotit i marrin

Kastrioti u mposht nga Laçi dhe kjo ndodhi me katër gola të pësuar. Trajneri Emiljano Çela është shfaqur i zhgënjyer pas ndeshjes, teksa në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Mendoj që nuk ka lidhje rotacioni me rezultatin. 11 lojtarët që ishin sot ishin lojtarë që kanë luajtur shpesh në formacionin e parë.

Ishte një strategji që na eci me sukses deri në 40 minutat e para. Këta lojtarë duhet të jenë koshient, sepse ata nuk po respektojnë veten vetë, mua dhe klubin. Është e pakuptimtë që ata të sillen kështu, qoftë me veten, qoftë me mua, qoftë me klubin”.

“Ata duhet të kuptojnë diçka. Nëse një futbollistë ka cilësi, duhet grinta dhe shpirti i garës. Pa këto, të gjitha cilësitë s’kanë vlerë edhe pastaj je i dobët. Nuk mendoj se është kjo. Mendoj se janë çështje të tjera.

Mendoj se shumë shpejt këta lojtarë kanë nisur kontaktet me klubet e tjera. Kjo është mungesë respekti, që në radhë të parë e bëjnë ndaj vetes, ndaj meje edhe ndaj klubit. Këta duhet të dinë që falë këtij klubi, falë kësaj fanelle, kanë marrë ato dy apo tre telefonata.

Janë treguar të vegjël, sepse njeriu duhet edukata e punës. Nëse nuk e respekton atë që të bëri ky që je, kalojmë te mosmirënjohja, gjë që është veti e keqe”, ka përfunduar Çela deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat