Marseille “shfryn” ndaj Lorientit

Futboll

Marseille “shfryn” ndaj Lorientit

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:10
Marseille “shfryn” ndaj Lorientit

Olimpique i Marseille rimerr vendin e dytë në League 1 pas suksesi të pastër 0-3 në transfertë ndaj Lorient.

Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Sampaoli reagoi mirë pas humbjes me Lyonin javën e shkuar. Marseille zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë me Dieng pa u mbushur 20 minuta lojë.

Pavarësisht mundësive të shumta, pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 0-1.

Me fillimin e pjesës së dytë Guendouzi shënoi dhe golin e sigurisë, ndërsa Gerson vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Marseille tani mban vendin e dytë në renditje, teksa e sheh veten në kuotën e 68 pikëve, 3 më tepër se Monaco. Në anën tjetër, Lorient rrezikon jo pak, pasi e sheh veten shumë pranë zonës së rënies e në javët e fundit duhet të luftojë maksimalisht për të shmangur rënien nga elita e futbollit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat