Milani triumfon në Veronë, kurrë më afër titullit në Italisë

Futboll

Milani triumfon në Veronë, kurrë më afër titullit në Italisë

Nga: K. Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 22:37
Milani triumfon në Veronë, kurrë më afër titullit në Italisë

MIlani ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:1 ndaj Veeronës, në një ndeshje shumë të luftuar, që u zhvillua në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi" në Verona.

Verona e para kaloi në epërsi me golin e Faranit në minutën e 38-të. Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45+3, Tonali shënon pas asistimit të Leaos, 1:1.

Në pjesën e dytë, Sandro Tonali shënon në minutën e 50-të dhe për 1:2. Në minutën e 87-të, Florenzi thellon fitoren në 1:3.

Pas javës së 36-të në Serie A, Milani kryeson me 80 pikë, dy më shumë se Interi dhe Verona është në vend të nëntë me 52.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat