​Kepa pritet të largohet nga Chelsea

Futboll

​Kepa pritet të largohet nga Chelsea

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:33
Kepa Arrizabalaga

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga thuhet se po planifikon të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë.

“Blutë” paguan një çmim rekord për një portier kur nënshkruan me spanjollën nga Athletic Bilbao për 71.6 milionë funte në verën e vitit 2018.

Kepa ka bërë 124 paraqitje për skuadrën londineze që nga ardhja e tij, por është bërë zgjedhja e dytë e Thomas Tuchel që pas ardhjes së Edouard Mendyt nga Rennes në vitin 2020.

Këtë sezon, 27-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje në Premier Ligë, megjithëse ai është paraqitur në 15 ndeshje në të gjitha garat, gjashtë prej të cilave në Kupën e Ligës.

Kepa ka më shumë se tre vjet në kontratën e tij më Chelsean, por ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së tij përpara merkatos së verës.

Juventusi ka qenë shumë i lidhur me spanjollin dhe një raportet e fundit pohojnë se “Zonja e Vjetër” është e prirur për ta marrë atë në huazim për sezonin 2022-2023.

Neëcastle United dhe Lazio janë vlerësuar gjithashtu si skuadra pretendente për ish-portierin e Athletic Bilbaso

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat