Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare zgjidhen në formacionin e javës në Itali

Futboll

Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare zgjidhen në formacionin e javës në Itali

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:35
Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare zgjidhen në formacionin e javës në Itali

Kjo fundjavë që lamë pas ishte një ndër më të mirat për shumë futbollistë të Kombëtares shqiptare, të cilët shkëlqyen në kampionatet e tyre.

Dy prej tyre ishin dhe Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, të cilët janë përzgjedhur nga portali “Goal.com” në formacionin më të mirë të javës së Serisë A italiane.

Gardiani kuqezi edhe pse nuk e shmangu humbjen, sërish dha një paraqitja fantastike, ku priti dhe një penallti nga Lorenco Insinje.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Atalantës, shënoi golin e fitores në përballjen me Specian në transfertë, gjë që solli më pas dhe një tjetër gol për të siguruar tre pikët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat