Tare në radarët e PSG-së

Futboll

Tare në radarët e PSG-së

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:48
Tare në radarët e PSG-së

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, ku është mësuar se Igli Tare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios, ka përfunduar në radarët e PSG-së dhe mund të jetë drejtuesi i ardhshëm i klubit parisien. Sipas asaj që bëhet e ditur, në Francë po shqyrtohet largimi i Leonardos i cili ka qenë i “plotfuqishmi” në kryeqytetin francez dhe emri i Tares është mes atyre që po shihen me shumë interes.

Leonardo nuk ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e Al Khelaifit për të ndërtuar një skuadër që të fitojë Ligën e Kampioneve e kështu ndryshimi pritet të fillojë që nga drejtori sportiv në verën e ardhshme. Gazetari i njohur italian për merkaton, Nikolo Shira, ka treguar se një nga emrat më të mundshëm për ta zëvendësuar është pikërisht ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare.

“Në intervistat e PSG-së për një pasardhës të mundshëm të Leonardos është edhe Igli Tare. Drejtori sportiv shqiptar vlerësohet shumë nga Al Khelaifi dhe mund të jetë një kandidat me emër për parisienët. Në atë moment, Lacio do të orientohej nga Paskuale Foxhia si drejtori i ri”, shpjegoi Shira.

Tare është i lidhur ngushtë me Lacion, ku nisi karrierën si drejtor sportiv pasi vari këpucët në gozhdë. Falë kësaj lidhje, ai ka refuzuar edhe oferta të mëparshme që i kanë ardhur edhe nga klube me emër si Milani. Por një ofertë nga PSG, për të ndërtuar një skuadër për të fituar Ligën e Kampioneve, do të ishte shumë e vështirë për t’u refuzuar edhe për drejtuesin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat