Si “avulluan” për pak minuta 10 mijë bileta për në “Air Albania”?

Futboll

Si “avulluan” për pak minuta 10 mijë bileta për në “Air Albania”?

Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:28
Si “avulluan” për pak minuta 10 mijë bileta për në “Air Albania”?

“Air Albania”, zyrtarisht “sold out” (të gjitha biletat të shituara) për finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit, që do të zhvillohet më 25 maj.

Në tregun legal nuk është më e mundur blerja e biletave për këtë finale të kompeticionit më të ri për klube në Europë. 10 mijë biletat e fundit kanë “avulluar” brenda një ore përmes portalit të UEFA-s. Kërsat e shumta për bileta, nga një audiencë potencialisht mbarëbotërore, e çoi sistemin në kolaps.

Shitjet nisën sot, në mesditë. Për të hyrë në faqe në fillim duhet të regjistroheshe dhe përpara se të interesuarit të hynin në faqen e blerjeve online, ishin të detyruar të “ankoroheshin” një “dhomë pritjeje” virtuale për disa minuta. Faqja e përzgjedhjes së biletave jepte mundësinë për të blerë deri në katër bileta dhe çmimet varionin sipas kategorisë: 125, 85, 35 dhe 25 euro.

Pasi zgjidhej çmimi, blerësi mund të zgjidhte numrin e biletave (deri në katër), por pas konfirmimit, sistemi ktheu një mesazh gabimi: “Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të plotësojmë kërkesën tuaj. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju lutemi provoni përsëri më vonë ose rifreskojeni faqen përsëri”.

Shitja u bllokua për disa orë, për të rinisur në orën 14:00, por për pak minuta biletat u shitën të gjitha.

Mijëra tifozë të Romës dhe të Feyenoordit reaguan të irrituar në rrjetet sociale pasi nuk patën sukses në blerjen e biletave. Shumë pak janë ata fatlumët që e kanë përfunduar me sukses këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat