Marotta sqaron situatën

Futboll

Marotta sqaron situatën

Më: 11 maj 2022 Në ora: 11:08
Marotta sqaron situatën

Në Itali janë të bindur që Paulo Dybala ka zgjedhur Interin për të vijuar karrierën, pasi ta mbyllë me Juven në fund të sezonit dhe në prag të finales së Kupës së Italisë mes të dy skuadrave, ka qenë Marotta ai që ka dhënë konfirmime indirekte.

“Interi është i kompletuar në sulm dhe jo më kot jemi skuadra që shënon më shumë, por Dybalën e vlerësoj shumë për cilësitë që ka. Është një futbollist që do të bënte mirë në çdo skuadër”, tha Marotta.

Ivan Perisiç është një nga futbollistët që po bën mjaft mirë me Interin, por i skadon kontrata në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka një marrëveshje rinovimi. Megjithatë edhe për këtë situatë Marotta shfaqet i qetë dhe optimist.

“Ne e vlerësojmë shumë Perisiç dhe shumë shpejt do të ulemi të flasim për rinovimin. Jam optimist, pasi nëse lojtari dëshiron të qëndrojë, ne jemi gati ta kënaqim”, tha drejtuesi zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat